Spitali Rajonal I Shkodrës në bashkëpunim me qëndrën sociale “Ilios” në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit të autizmit ka organizuar një trajnim sensibilizues. Dea Kraja, logopede shprehet se qëllimi i organizimit të këtij trajnimi është pranimi I këtyre fëmijëve pa kushte në grupime të ndryshme shoqërore.

Megi Lazri, supervizore “ABA” shprehet se tashmë qëndra social “Ilios” vjen me filialin e saj të ri në Mal të zi.

Autizmi është një çrregullim neurozhvillimor që karakterizohet nga dëmtime në fushën e ndërveprimit social, komunikimit verbal dhe jo verbal që shoqerohet me sjellje steriotipike.

Artikulli paraprakSEZONI, MENAXHIM I RI MBETJESH NË SHËNGJIN
Artikulli tjetërBASKET, VLLAZNIA FITON SFIDËN E PARË TË PLAY-OFF