“Zbavitemi me gjuhët e huaja” është aktiviteti i zhvilluar në qendrën kulturire të fëmijëve. Miri Gjurgjej specialist në sektorin tekniko-shkencor tek qendra kulturore e fëmijëve shprehet se nxënësit e shkollave që janë pjesë e kurseve të gjuhëve të huaja tek QKF në Shkodër patën mundësinë të tregojnë vlerat e tyre përmes interpretimeve.

Kurset e gjuhëve të huaja janë ndryshe nga programet që kanë shkollat shprehet specialisti Gjurgjej dhe kjo i ndihmon fëmijët që përveç formatit klasik të jenë të përfshirë me gjuhët e huaja edhe në disa forma të tjera.

Aktiviteti “Zbavitemi me gjuhët e huaja” është kthyer në njëbtraditë tashmë në qendrën kulturore të fëmijëve ndërsa i ndihmon ata të shfaqin talentin që mund të kenë.

Artikulli paraprakSHKODËR, KONCERTI “RRI ME NE” TEK FRANÇESKANËT
Artikulli tjetërLEZHË, PREFEKTI: NDËSHKOHET KUSH NUK KA VROJTUES PLAZHI