Salvatore Esposito, fytyra e re ndërkombëtare e kinemasë italiane ka promovuar në Shkodër librin e tij “Lo Sciamano” i cili do të bëhet një film serial në të ardhmen. Esposito është protagonist në filmin e famshëm “Gomorra” dhe tashmë vjen edhe si autor i librit me personazh kryesor Shamanin, një ekspert krimesh. Esposito ishte i ftuar në qendrën rinore Arka në Shkodër…

“Lo Sciamano ka lindur me dëshirën për tu bërë më pas një serial, kjo ishte ideja dhe jemi duke punuar për këtë, që sivjet të ngrejmë në këmbë këtë projekt. Ideja fillestare ishte të shkruhej një skenar për serial, por duke shkruar doli një roman. Eshtë shumë i veçantë, një triller ezoterik që tregon për këtë profil, Shamanin. Për atë që se dijnë, profili është një figurë e lindur në SHBA, por që në italisht u perkthye si një person që bën profilet e serial killereve, që më pas të bëhet i mundur arrestimi i tyre. Ai është një ekspert sa i takon të tilla krimeve, satanizmit, apo formave të tjera, krimeve rituale, është një gjeni i kërkuar në botë për këtë aktivitet. Në Maj do të dalë libri dytë, një rrugë e re që po hapet pas fundit të Gomorra”.

Libri “Lo Sciamano” ndër të tjera sjell figurën e gruas të 6 shekujve më parë me atë të ditëve të sotme ndërsa e gjithë vepra është një fantazi e autorit e cila nuk bazohet në një ngjarje të vërtetë…

“Nuk lind nga asnjë krim, apo event që ka ndodhur. Sepse një pjesë e librit sillet rreth Beneventos, një qytet afër Napolit, i famshëm në Itali dhe botë, si qyteti i shtrigave. Pra ishte edhe një dëshirë e imja për të treguar figurën e gruas, që asokohe merrte të tilla terma, me atë të gruas sot pas 6-7 shekujsh. Gomorra nuk flet për Napolin, sepse ndryshe nuk kishte marrë atë emër. Ajo tregon një realitet në periferitë e Napolit. Gomorra është një metaforë e madhe, tregon pushtetin, dinamikat e kriminalitetit, familjeve të tilla. Mund të ishte treguar kudo, Shqipëri, SHBA, Budapest”.

Esposito inkurajoi të rinjtë që të mësojnë fort që kur të vijë “momenti i tyre” të jenë të përgatitur…..

“Ajo që ju them të rinjve gjithmonë është: Studioni, punoni, përgatituni, për të qënë gati kur ai shans do t’ju vijë. Sepse ai ju vjen të gjithëve në të mirë dhe të keq. Nese janë të gjitha kushtet për tu realizuar, do të bëhet. Kur të vjen ai shans dhe ti nuk je gati, s’mund të kapesh me askend. Nuk ka rëndësi nga vjen, familje e varfër apo e pasur. Duhet t’i ta krijosh me duart e tua çdo gjë, të sakrifikosh për endrrën tënde. Nëse e provon, nuk të mbetet asgjë peng”.

Me librin e tij “Lo Sciamano” Salvatore Esposito, pas famës në filmin Gomorra, tërheq lexuesin në një spirale të errët tmerri, në gjurmët e një gjahtari të mendjes bashkëkohore siç personazhi Shamani që vështirë të harrohet.

 

Artikulli paraprakPOSTRIBË, DY ORË NË KËMBË PËR T’U VAKSINUAR
Artikulli tjetërKANDIDATI I PD BUSHATI MERR MBËSHTETJEN E DAJÇIT