Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër gjatë këtij viti ka vendosur 20 gjoba dhe ka paralajmëruar 350 të tjerë për shkak të shkeljeve të kushteve higjeno-sanitare. Drejtori i AKU Shkodër Gjergj Sokoli shprehet se gjobat kryesisht janë për dyqanet e mishit apo edhe për markete të ndryshme.

Drejtori i AKU ka një apel tjetër për subjektet që të mos shesin produktet të skaduara si dhe të mos abuzojnë në festat e fundvitit.

Inspektorët e AKU Shkodër do të shtojnë kontrollet në të gjitha subjektet kjo edhe për shkak të festave të fundvitit ku shtohet konsumi i blerjeve të ushqimeve dhe produkteve të tjera nga qytetarët.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, FESTOHET NJË VJETORI I HAPJES SË “ALED”
Artikulli tjetërPARA PROTESTËS/ BERISHA FJALIM PARA NISJES PËR TEK KRYEMINISTRIA, MBLIDHEN PROTESTUESIT E PARË