Ambasada e Japonisë në Shqipëri dhuroi disa libra për bibliotekën publike “Marin Barleti” në qytetin e Shkodrës. I pranishëm ishte edhe ambasadori japonez në vendin tonë Takada Mitsuyuki i cili tha se dhurimi i librave bëhet në kuadër të projektit “Të lexojmë Japoninë”.
Përgjegjësja e bibliotekës “Marin Barleti” Magdalena Haxhi falenderoi ambasadorin japonez për dhurimin e librave në fondin e kësaj biblioteke.
Librat japonez të dhuruar më bibliotekën e Shkodrës janë në gjuhën angleze dhe kanë në përbërje që nga historia e Japonisë e deri tek politika, kultura, arti dhe ekonomia.