Ambasadorja e Holandës në Shqipëri Guusje Korthals Altes zhvilloi një takim me nxënës të shkollës “28 Nëntori” për tolerancën dhe harmoninë fetare. Ky takim u zhvillua në kuadër të nismës “Promovimi i Mirëkuptimit, Tolerancës dhe Lirisë Fetare në Shqipëri”, nismë kjo e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Ambasadorja holandeze iu drejtua të rinjve duke i thënë për rëndësinë e ruajtjes së tolerancës fetare në një qytet si Shkodra dhe në një vend si Shqipëria që e ka vlerë të shtuar

Profesor Njazi Jaho i Komitetit Shqiptar të Helsinkit ndër të tjera foli për mesazhet që japin klerikët në Shkodër në momente të vështira siç ishte mesazhi i arqipeshkëvit Angelo Massafra pas vrasjeve të njëpasnjëshme në Shkodër

Tashmë Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka hapur një thirrje për të gjithë të rinjtë të cilët mund të dërgojnë video me tematikën “Feja e Shqiptarit është Shqiptaria”, një projekt ky i mbështetur nga ambasada e Holandës në Shqipëri në kuadër të nismës për tolerancën dhe harmoninë fetare.

Artikulli paraprakSHKODËR, KUJTOHET SHKRIMTARJA MUSINE KOKALARI
Artikulli tjetërGRABITJA, BALLUKU E ASHPËR ME KOMPANINË KINEZE