Kandidatja e Partisë Socialiste për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit në Bashkinë Shkodër, Majlinda Angoni, është takuar sot me qytetarë dhe përfaqësues të bizneseve në zonën e tregut të Zdrales dhe Parrucë. Krahas mbështetjes ndaj kandidimit të zonjës Angoni, tregtarët por dhe vetë qytetarët ngritën problematikën e tregjeve, te cilat jo vetëm që nuk u sistemuan nga pushteti vendor dhe kryebashkiakja Ademi dhe pse ka qenë një ndër premtimet e saja, por janë jashtë cdo standarti higjeno-sanitar, me papastërti e mbeturina që nuk mblidhen në kohë
Duhet t’i jepet fund shitjes së produkteve ushqimore në rrugë. Me territorin që sot ka bashkia Shkodër, nevojitet krijimi i një rrjeti tregjesh lokale dhe në njësitë administrative, që jo vetëm gjallërojnë kto zona, por e con blerësin tek produkti cilësor duke ndihmuar dhe fermerët e vegjël, përmes një sistemi formal që eliminon konkurencën e pandershme, garantoi Angoni
Kandidatja Angoni garantoi që ky mandat dhe 300 ditët e drejtimit të saj do të jetë në funksion të punës, investimeve konkrete dhe për njerëzit e punës.