Gjykata e Apelit ne Shkoder i ka dhene te drejte Partise Demokratike dega Vau Dejes, per akuzat e ngritura ne prokurori per punesimet masive gjate fushates elektorale ne territorin e Bashkise Vau Dejes. Ne vendimin e Gjykates se Apelit kjo e fundit detyron Prokurorine qe te nise hetime dhe te therrase ne organin e akizues personat pergjegjes dhe Kryetarin e Bashkise Vau Dejes si autore te punesimeve elektorale.
Ka qene perfaqesuesi ligjore i PD Marash Logu i cili ne nje prononcim per mediat ka zbardhur vendimin e Gjykates se Apelit.
Nga ana tjeter Logu ka zbuluar edhe prova konkrete qe implikojne administraten e Bashkise Vau Dejes ne keto punesime masive per fushaten elektorale te 25 Prillit.
Logu nder te tjera deklaroi se keto prova jane vetem maja e ajsbergut e abuzimeve dhe masakres elektorale qe ka bere partia ne pushtet por deklaroi se keto prova tashme jane re depozituara ne organet e drejtesise.
Fillimisht prokuroria e kishte pushuar kete çeshtje duke mos filluar hetimet per keto akuza te PD por gjykata e apelit vendosi qe prokuroria te nise hetimet per keto akuza te PD per bashkine Vau Dejes lidhur me punesimet, tendera, subvencione dhe perfitime te tjera qe jane bere gjate dhe pas fushates elektorale ne 25 prillit.