Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë duke lënë në burg tre të arrestuarit për atentatin me tritol ne lagjen Rus.
Endrit Çopja, Ardjel Lulaj dhe Serxho Tetaj janë lënë në burg pa afat, pasi akuzohen si autorët e atentatit.
Avokati i të arrestuarve kërkoi lirimin nga burgu të arrestuarve për shkak të mungesës së provave, por prokurori Elvin Gogaj, paraqiti pamje filmike të autorëve dhe prova të tjera.
I pranishëm në sallë në seancën gjyqësore ishte vetëm njëri nga tre të arrestuarit, Ardjel Lulaj. Ai së bashku me Çopjen dhe Lulajn u kapën në tunelin e tregut ushqimor Elbasan.
Atentati me tritol u bë në janar 2018, ku u plagosën 8 persona.
Të arrestuarit i vendosën më shumë se 500 gr ne nje motorciklete prane nje automjeti