“O yll i bukur”, është një prej këngëve tradicionale që arbëreshët e Italisë këndojnë në festat e tyre ndërsa e performuan edhe në vizitën e tyre në Shkodër. Arbëreshët edhe pse me një shqipe jo shumë të pastër ata arrijnë që të flasin gjuhën mëmë duke e trashëguar ndër breza.
Me Shqipërinë na ndan vetëm deti shprehën arbëreshët sepse mbajnë në zemër rrënjët e hershme shqiptare
Një grup patriotësh nga Shqipëria dhe Kosova iu bashkuan festës së arbëreshëve në Shkodër.
Nga sheshi përpara bashkisë Shkodër arbëreshët vijuan me një paradë në rrugët kryesore të qytetit duke kënduar këngët e tyre tradicionale në gjuhën shqipe.