Arbëreshët e Italisë u rikthyen në Shkodër me vallen e fitores. Arbëreshët zgjodhën 555 vjetorin e ikjes së Zojës së Shkodrës në Gjenecanio të Italisë duke festuar për dy ditë me radhë në një atmosferë festive të ansambleve arbëreshe.
Arbëreshët u pritën nga kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia. Loris Skanderbeg, i cili pretendon se është një trashëgimtar i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu deklaroi se arbëreshët kanë ruajtur mësë miri traditat shqiptare.
Një kërkesë që iu bë kryetarit të bashkisë Shkodër është vendosja e disa pllakatave në njësitë administrative të Shkodrës për fitoret e rëndësishme të Skenderbeut.
Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia falenderoi komunitetin arbëresh në Itali për ruajtjen e traditave shqiptare deri në ditët e sotme.
Këngët tradicionale të kënduara nga gratë arbëreshe emocionuan të pranishmit në zyrën e kryebashkiakut.