Urdhëri i Stomatologut në Shqipëri ka shpallur dentisten shkodrane Ardita Spahija si dentistja e vitit për 2020-ën. Ceremonia u bë këtë vit pasi ka qenë e pamundur përpara për shkak të situatës nga COVID-19. Kjo është hera e parë që realizohet dhënia e këtij çmimi në Shqipëri. Dentistja shkodrane Spahija shprehet e lumtur për këtë çmim të fituar ndërsa mori vlerësime edhe nga kreu i urdhërit të stomatologut Nikollë Deda.
Ndërkohë viti pandemik edhe për stomatologët ka qenë i vështirë.
Dentistja Spahija një mesazh ka edhe për kujdesin që duhet të tregojmë për higjenën personale që ende ka probleme tek një pjesë e shoqërisë.
Çmimi “Dentisti i Vitit” do të vijojë tashmë për çdo vit të zhvillohet si një shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për të gjithë stomatologët shqiptar për punën e tyre në shërbim të klientëve.