Në meshën e kësaj të diele arqipeshkëvi i Shkodrës Anxhelo Massafra dha disa mesazhe të forta për besimtarët. Gjatë predikimit të tij arqipeshkëvi tha se katolikët por edhe gjithë qytetarët e tjerë nuk duhet të merren me mbjelljen e drogës dhe të bëjnë para të pista.
Arqipeshkëvi Massafra iu dha një mesazh besimtarëve lidhur edhe me fallxhorët duke thënë se nuk janë asgjë tjetër veçse mashtrues që përvetësojnë para.
Lidhur me disa lojëra në internet që po çojmë të rinjtë në vetëvrasje në disa shtete siç është Italia apo nisur edhe nga një vetëvrasje të një 17 vjeçareje në Vau Dejës, arqipëshkëvi Massafra i bëri thirrje prindërve që të kontrollojnë fëmijët e tyre dhe të flasin me ta lidhur me problematikat që kanë.
Arqipeshkëvi Massafra foli edhe për martesën dhe dashurinë që duhet të kenë njerëzit për njëri-tjetrin dhe dashurinë për Zotin.