Në katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër u kremtua mesha e shenjtë pas ringjalljes së Jezusit. Arqipeshkëvi i Shkodrës në mesazhin e tij kërkoi që gjithsecili të ndryshojë në zemër dhe askush të mos tregohet i pangopur.

Pavarësisht se po kalojmë kohë të vështira si pasojë e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, arqipeshkëvi Massafra u shpreh përpara besimtarëve se askush nuk duhet të bëjë diçka të keqe sepse infekton të tjerët. Gjithmonë falja është e mundur sepse edhe Jezusi ka falur vijoi arqipëshkëvi mesazhin e tij duke kërkuar që të ndalet edhe korrupsioni.

Edhe mesha e festës së Pashkës pas ringjalljes së Jezusit u transmetua drejtpërdrejtë nga Star Plus TV.

Artikulli paraprakSHKODËR, MESHA E SHENJTË E FESTËS SË PASHKËS
Artikulli tjetër“UNË E DUA MË SHUMË NATYRËN DHE SHQIPËRINË”