Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” edhe për shtetasin Edison Arrazi. Ky shtetas gjatë seancës për masën e sigurisë nuk është pyetur fare lidhur me vrasjen e shtetasit Endri Mustafa por vetëm për sasinë e drogës e llojit cannabis sativa prej 200 gramësh që u gjet në një ndërtesë të vjetër në zonën e Zukth Kashtave në Shkodër.

Fillimisht në njoftimin e policisë thuhej se 26 vjeçari është arrestuar si person që ka dijeni për vrasjen por në proceverbalin e policisë të arrestimit të tij e vetmja akuzë ndaj tij është ajo për sasinë e canabisit prej 200 gramësh. Për drogën Arrazi ka mohuar se ka lidhje për shkak se nuk është gjetur në banesën e tij siç u tha herën e parë por në këtë godinë të braktisur në Zuk Kashta që është larg nga shtëpia e Edison Arrazit.

Pavarësisht këtyre pretendimeve gjykata e shkallës së parë dha masën e sigurisë “Arrest me Burg” për 26 vjeçarin. Ndërkohë vëllai i Edison Arrazit, Ergys Arrazi thotë se vëllai i tij që është arrestuar nuk lidhje as me vrasjen dhe as me canabisin e gjetur tek godina e vjetër.

Edhe në dëshminë e tij dhënë në policinë vendore të Shkodrës Edison Arrazi ka deklaruar se ai nuk ka qenë fare në vendin ku ndodhi vrasja natën e 15 majit dhe se nuk ka asnjë lidhje me atë vrasje. Po ashtu 26 vjeçari u shpreh në polici se nuk ka asnjë dijeni lidhur me vrasjen dhe se në atë moment ai ka deklaruar se ka qenë në banesën e tij.

Po ashtu në dëshminë për policinë ka mohuar edhe sasinë e drogës prej 200 gramësh që u gjet në ndërtesën e vjetër duke thënë se nuk është e tija.

Artikulli paraprakVRASJA SHKODËR, “ARREST ME BURG” PËR 15 VJEÇARIN
Artikulli tjetërGJKKO VENDOS: 2 VITE BURG DHE 5 VITE PËRJASHTIM NGA POSTET PUBLIKE PËR ADRIATIK LLALLËN