Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka lënë me masën e sigurisë “arrest shtëpie” tre shtetasit Ragip Kurti 66 vjeç, Pashko Pepniku 55 vjeç dhe Elton Martini 20 vjeç, banorë të lagjes “Skenderbeg” të cilët u arrestuan nga policia pasi tentuan të futen me forcë në mjediset e gjykatës.

Këta shtetas janë pjesë e 31 familjeve të cilat një përmbarues tentoi t’i nxjerrë nga një ndërtesë në lagjen “Skenderbeg” me pretendimin se tokës i ka dalë pronari. Familjarët pas vendimit të gjykatës për t’i lënë me “arrest shtëpie” nuk janë aspak dakord pasi thonë se janë të pafajshëm ndërsa i kërkojnë SPAK që të ndërhyjë në këtë çështje.

Shuke Pepniku, bashkëshortja e 55 vjeçarit Pashko Pepniku shprehet se edhe jo priste lirimin e plotë të burrit të saj pasi në familje nuk se kush të punojë.

Në mbështetje të të familjeve të të arrestuarve erdhën edhe banorë të tjerë të cilët po ashtu kanë të njëjtin problem dhe ndodhen në atë ndërtesë ku përmbaruesi kërkoi t’i nxirrte jashtë.

Tre shtetasit Ragip Kurit, Pashko Papniku dhe Elton Martini u arrestuan sepse tentuan të futen me forcë në gjyaktën e shkallës së parë për të bërë një sigurim padie lidhur me çështjen e tyre të ndërtesës ku jetojnë prej 30 vitesh në të cilën i ka futur bashkia Shkodër dhe pranojnë ta lëshojnë sepse sipas tyre nuk ka asnjë pronar siç pretendohet.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 03.08.2020
Artikulli tjetërSHIROKË, NDËRTESAT PREJ DRURI JASHTË FUNKSIONIT