Dy inspektorë të taksave në bashkinë e Shkodrës janë arrestuar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Policia ben me dije se jane arrestuar shtetasit
B. P., 32 vjeç, banues në Shkodër, punonjës në Bashkisë Shkodër;
I. M., 63 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër, punonjës në Bashkisë Shkodër;
Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi D. H., 32 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi” Shkodër.

Arrestimi i tyre është bërë pasi me akuzën e korrupsionit, pasi në këmbim të ryshfetit kanë favorizuar një hotel duke mos deklaruar numrin real të dhomave.

“Këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke qënë në pozicionin e inspektorit të zbatimit në Drejtorinë e të Ardhurave në Bashkinë Shkodër, ku me anë të falsifikimit të dokumenteve kanë shpërdoruar detyrën dhe në këmbim të marrjes së ryshfetit në një subjekt (hotel) në plazhin Velipojë, kanë favorizuar këtë të fundit duke mos deklaruar numrin real të dhomave të këtij hoteli me qëllim mospagimin e taksës reale që përfiton Bashkia Shkodër”, sqaron policia.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për pronarin e hotelit, shtetasin P. A., 36 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprat penale “Shpërdorim detyre“, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike“, “Falsifikimi i dokumenteve“ dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Artikulli paraprakSHKODËR, ZONA INDUSTRIALE NËN “PUSHTETIN” E MBETJEVE
Artikulli tjetër“KASAPI” ARRESTON HAJDUTËT E BAGËTIVE NË LEZHË