DVP Shkodër/Vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetase dhe procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve kanë vënë në pranga shtetasin B. K., 23 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në lidhje me këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. H., 22 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit të shtetasit B. K., në Komisariat.

Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. Gj., 38 vjeç, banues në fshatin Berdicë, Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një shtetasi të mitur 13-vjeç, për shkak se 13-vjeçari ishte konfliktuar me djalin e tij.

Po këta specialistë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim shtetasen S. D., 22 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Gjithashtu, këta specialistë kanë referuar materialet në Prokurori ku vijon procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. L., 27 vjeç, banues në Shkodër, pasi u konstatua duke transportuar dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme. Në lidhje me këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë edhe për shtetasin Gj. N., 46 vjeç, banues në Shkodër, pasi i ka ka ndërprerë rrugën automjetit të Policisë, me automjetin e tij, dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit të shtetasit D. L., në Komisariat.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakRAMA NË SHBA: NE JEMI NJË RAST I VEÇANTË, KOMB I VOGËL ME DY SHTETE, SHQIPËRIA DHE KOSOVA
Artikulli tjetërA DO TË BASHKËPUNOJË ME LULZIM BASHËN? META I PRERË: KA VETËM NJË KRITER