DVP Shkodër/Vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit G. S., 36 vjeç, banues në Bahçallëk, Shkodër dhe B. O., 28 vjeç, banues në fshatin Gur i Zi, Shkodër, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasin P. K., 29 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se më datë 13.08.2023, në fshatin Pulaj, Velipojë, ka vjedhur automjetin e shtetasit Xh. H. Automjeti është gjetur i braktisur në fshatin Hajmel, Vau i Dejës. Vijon puna për kapjen e shtetasit P. K.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakSHKODËR, POLICIA ALPINE E FNSH SHPËTON DY TURISTËT FRANCEZË, NJËRI KISHTE PROBLEME SHËNDETËSORE
Artikulli tjetërSHKODËR, TENTUAN TË VIDHNIN NJË AUTOMJET, ARRESTOHEN 2 SHTETAS