DVP Shkodër

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit D. M., 29 vjeç, banues në fshatin Dajç dhe E. N., 45 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, pasi janë kapur në akse të ndryshme rrugore, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. Gj., 64 vjeç, banues në fshatin Pstull, Shkodër, pasi në fshatin “Shelqet”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë është dëmtuar vetë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin S.(S). Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Guri Zi, pasi nuk u gjet në banesë, gjatë kontrolleve për të verifikuar zbatimin nga ky shtetas, të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për kultivim të bimëve narkotike. Vijon puna për kapjen e 30-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Gj., banues në fshatin Trush, pasi ka kryer punime ndërtimi, në pronën e tij, pa lejen përkatëse.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. Z., 31 vjeçe, banues në fshatin Belaj, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një të mituri 9 vjeç, banues në Shkodër. Video për këtë rast është publikuar në portalin “JOQ”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin P. H., 38 vjeç, banues në fshatin Theth, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. M., 36 vjeç, banues në fshatin Bleran, pasi nga kontrollet dhe verifikimet në terren, u konstatua se kryenin punime ndërtimi në fshatin Theth, pa lejen përkatëse.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. P., 55 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kryer punime ndërtimi, në fshatin Ducaj, në pronën e tij, pa lejen përkatëse.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori pasi ka bërë kallëzim shtetasi malazez D. C., 48 vjeç, banues në Podgoricë, Mali i Zi, se kur ka qenë duke lëvizur me automjetin kamion tip “Man”, në aksin rrugor Bajzë-Hani i Hotit, shtetas të paidentifikuar i kanë gjuajtur me gurë automjetin, duke i thyer xhamin e dritares nga ana e pasagjerit dhe duke dëmtuar xhamin e përparmë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakNJOHJA E KONTRIBUTIT PËR SIGURIMET SHOQËRORE, FINALIZOHET TË MARTËN MARRËVESHJA SHQIPËRI-ITALI
Artikulli tjetërBASHA: JA KUJT I TAKON MERITA QË PD NUK U SHPËRBË