Policia e Shkodrës arrestoi sot 3 punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura për “Shpërdorim detyre”, si dhe janë proceduar penalisht edhe 7 shtetas për “Pushtim toke”.Sipas policisë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si edhe të shpërdorimit të detyrës, specialistët e Seksionit për Hetimin

e Krimit Ekonomik-Financiar, në kuadër të operacionit policor “Bregdet i pastër”, bënë ndalimin për veprën penale “Shpërdorim detyre”, të shtetasve Refik Zagani 57 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë rojë mjedisore në Zonat e Mbrojtura, Vesel Tusha, 56 vjeç, banues

në Shkodër, me detyrë specialist në Zonat e Mbrojtura dhe Palë. Keci, 65 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë rojë mjedisore në Zonat e Mbrojtura.“Po kështu janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Pushtimit toke” shtetasit: Gj. P., 64 vjeç, E. L., 35 vjeç, L. K., 66 vjeç, Gj. M., 58 vjeç, Gj. L., 72 vjeç, M. K., 61 vjeç, dhe A. P., 47 vjeç, të gjithë

banues në Shkodër”, thekson policia.Operacioni për arrestimin e këtyre punonjësve u krye nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës dhe Administratën e Zonave të Mbrojtura.Si rezultat i kontrolleve ne Velipojë, janë konstatuar një sërë shkeljesh, si gërmime, shpyllëzime,

rrethime me gardh me rrjete dhe me shtylla betoni etj. Sektori i Monitorimit, ku bëjnë pjesë specialistët dhe rojet mjedisore, ka për detyrë parandalimin, zbulimin dhe luftimin e dëmtimit, pushtimit, shpërdorimit, tjetërsimit, degradimit të natyrës, të pyjeve e të tokës pyjore, të cenimit nga ndërhyrjet e pakontrolluara në mjedisin natyror e ujor të të zonës së mbrojtur.

Artikulli paraprakMJEDË, ZONA KTHEHET NË SHESH INERTESH
Artikulli tjetërKUNDËRSHTUAN PUNONJËSIT E FNSH-SË, PRANGA TË RINJVE