Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, pas një pune të mirëorganizuar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. H. 30 vjeç, banues në lagjen Guerrile, Shkodër, pasi në lagjen “Salo Halili”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Audi, iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit Pistoletë tip Beretta, me një krëhër me 15 fishekë.

Arrestimi për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.Gjithashtu nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M. 26 vjeç, banues në fshatin Bogë, Malësi e Madhe,

pasi në bazë të informacioneve të ardhura nga qytetarët dyshohet se në vendin e quajtur Okol, Malësi e Madhe, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, ku grupi hetimor në vendngjarje sekuestroi prova ligjore për dokumentimin e ngjarjes.26 vjeçari u arrestua për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve tē zjarrit dhe municioneve” si dhe “Prishje e rendit e qetësisë publike”.

Materialet hetimore ju referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër per veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakSHKODËR, RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS “UDHAKRYQ”
Artikulli tjetërLIVING – 20.04.2019