Operacion nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
Parandalohet dhe goditet një tjetër tentativë për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.Arrestohen në flagrancë dy persona, për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, të cilët transportonin 9 shtetas algjerianë.
Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për parandalimin dhe goditjen e tentativës për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, pas një pune të mirorganizuar u arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. A., 30 vjeç, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe;
F. H., 45 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh, Malësi e Madhe;
Arrestimi i tyre u bë, pasi në afërsi të PKK Hani i Hotit u kapën teksa me mjetet e tyre po transportonin 9 shtetas të huaj algjerianë dhe tunizianë, me destinacion Malin e Zi dhe pastaj vendet e BE-së.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve“.