Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë dy shtetas gjatë kësaj të marte, të akuzuar për posedim e shpërndarje lëndësh narkotike.
Të arrestuarit janë shtetasit Nexhmi Bushaj dhe Dritan Mataj, të cilët ranë në pranga pas një hetimi dyjavor nga ana e Prokurorisë së Shkodrës. Në cilësinë e provës materiale iu është kapur rreth gjysmë kilogrami lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë. Hetimi për ta është ende në zhvillim, siç bëhet e ditur nga prokuroria dhe policia.
/ Star Plus TV /