Policia vendore e Shkodrës ka arrestuar ish-drejtorin e shkollës së mesme Pyjore në Shkodër shtetasin A.Ç si dhe ka vënë në pranga edhe një nëpunës të Gjendjes Civile të Malësisë së Madhe ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë edhe dy mësueset A.T dhe B.L. Dy zyrtarët janë arrestuar nga policia të dyshuar për “Shpërdorim Detyre” dhe falsifikim të dokumenteve shkollore.

Policia vendore e Shkodrës bën të ditur se specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Drejtorinë për Krimet Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale arrestuan shtetasin E.R, 60 vjeç, nëpunës i zyrës së Gjendjes Civile në Njësinë Administrative Koplik, Bashkia Malësi e Madhe. Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, ai ka pajisur një shtetas me çertifikatë me të dhënat e një shtetasi tjetër.

Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin A.Ç, 41 vjeç, ish-Drejtor i shkollës së mesme pyjore në Shkodër, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve shkollore”. Shtetasi A.Ç., në detyrën e Drejtorit, në vitin 2019, pas përjashtimit nga shkolla të nxënësit Z.L, i ka vendosur nota kaluese në lëndët e semestrit të dytë të klasës së 11-të,

duke i dhënë klasën e 11-të këtij nxënësi, edhe pse ishte përjashtuar në mars 2019, si dhe është pasqyruar pa mungesa në regjistër, me qëllim që ai të përfundonte vitin shkollor në muajin qershor 2019. Po ashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës“ edhe për dy mësueset A.T dhe B.L, pasi nga veprimet e para hetimore që janë kryer në shkollën e Mesme Pyjore Shkodër ka rezultuar se ato u kanë vendosur nota kaluese nxënësve të përjashtuar nga kjo shkollë. Ky rast u denoncua në emisionon investigativ Boom duke sjellë më pas nisjen e një hetimi.

Artikulli paraprakPUNIMET NË “MERKATËN E PESHKUT” DREJT PËRFUNDIMIT
Artikulli tjetërRAMA U JEP LIRIDALJE PËR FUNDJAVËN: TË SHTUNËN DHE TË DIELËN DO DALIN PENSIONISTËT DHE PRINDËRIT ME FËMIJË. JA FASHAT E ORARIT