Shkodër

Bashkëpunimi me qytetarët vë në pranga dy shtetas për shpërndarje të lëndëve narkoitke.

Njëkohësisht si rezultat i kontrolleve kapen dhe ndalohen edhe dy persona të tjerë të shpallur në këkrim.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve të marra nga qyetarët, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasëve: M. D, 31 vjeç, banues ne fshatin Stajkë, Vau i Dejës pasi u kap në flagrancë me doza lëndë narkotike Canabis Sativa. Si dhe A. S. 29 vjeç, banues në Shkodër , pasi u kap në flagrancë për kryerjen e veprës penale të “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”. Gjithashtu u proceduan penalisht dhe dy adoleshentë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Gjithashtu nga strukturat D. V. P. Shkodër gjatë kontrolleve të ushtruara në lokale nate dhe në akse rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve të shpallur në kerkim:

B. M. 61 vjeç, banues ne lagjen ‘Salo Halili” Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e ka denuar me 4 muaj burg për veprën penale të “Vjedhjes së mbetur në tentative” parashikuar nga neni 134/1-22 të Kodit Penal

A. R. 42 vjeç, banues në Shkoder, pasi Gjykata e Shkallës Parë Lezhë, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale të “Deklaratë e rremë” parashikuar nga neni 305/b i Kodit Penal

Materialet iu referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakZBULOHET SKENARI I OPOZITËS/ NESËR NË 18:00 DO TË BLLOKOJË AKSET KRYESORE
Artikulli tjetërSHËNDETI – TAKIM ME NEUROLOGUN