Policia vendore e Shkodrës ka arrestuar dy shtetase duke finalizuar operacionin e koduar “Truma”. në prangat e policisë kanë rënë shtetaset Ersada Fregjaj 28 vjeçe banuese në Velipojë dhe Merita Bregu, 46 vjeçe, banuese në Shkodër. Këta dy shtetase janë kapur dhe arrestuar nga policia vendore e Shkodrës në lagjen “Vasil Shanto” pasi në afërsi të trumës tek Dugajt e Reja në Shkodër në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë kanosur një shtetase tjetër dhe i kanë marrë shumën prej 50 mijë lekë.

Menjëherë efektivët e policisë kanë bërë të mundur arrestimin e dy shtetaseve Ersada Fregjaj dhe Merita Bregu ndërsa kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumë prej 50 mijë lekësh si dhe dy parate celular. Dy gratë e arrestuara kanë poseduar disa pamje në momente intime të një shtetaseje tjetër dhe e kanë kanosur atë duke i kërkuar para ose në të kundër do t’i tregonin familjes së saj për pamjet intime dhe do t’i publikonin ato.

Në këto kushte shtetasja që është kanosur ka denoncuar rastin në polici duke treguar ngjarjen dhe duke bërë të mundur më pas finalizimin e operacionit “Truma” pas një pune të mirëorganizuar bën të ditur policia dhe në bashkëpunim me prokurorinë e Shkodrës dhe shkallën e parë për krimet e rënda në Tirana duke arrestuar në flagrancë Erseda Fregjën dhe Merita Bregun.

Dy të arrestuarat dyshohen për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim ndërsa kjo çështje i ka kaluar gjykatës së shkallës së parë për krimet e rënda në Tiranë.

Artikulli paraprakSHKODËR, TAKIM PËR KUSHTET DHE SIGURIMIN NË PUNË
Artikulli tjetërAKSIDENT NË LEZHË, HUMB JETËN 55-VJEÇARI