Specialistët për krimet, në Komisariatin e Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative

dhe nga veprimet hetimore të kryera, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve : * Sokol Marku, 25 vjeç, banues në Shkodër * E.K. 16 vjeç, banues në Shkodër Më datë 08.11.2016 në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, kta shtetas dyshohet të kenë vjedhur xhaminë “EUBUBEKER”. Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve : * B.Gj. 23 vjeç, banues në Shkodër Më datë 27.10.2016 ky shtetas dyshohet të ketë vjedhur 2 televizorë në banesën e shtetasit R.H. Gjatë kontrrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B.Gj. të shpallur në kërkim, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një nga televizorët e vjedhur. * E.Ç. 41 vjeç, banues në Shkodër Më datë 11.11.2016 në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit B.M. Vijon puna për kryerjen e veprimeve hetimore, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve të tjera, ku dyshohen shtetasit e sipërpërmendur, si autorë, kryesisht vjedhje biçikletash e motorrçikletash. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakRAMA: BE-JA NËNVIZOI ECURINË MBRESËLËNËSE TË REFORMAVE
Artikulli tjetërARRESTOHEN DY SHTETAS DHE DY TË TJERË SHPALLEN NË KËRKIM