DVP Shkodër/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin K. L., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin ukrainas E. Z., 45 vjeç, banues në Ukrainë, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, pasi nga verifikimet e kryera në dalje të vendit rezultoi se automjeti që ai drejtonte ishte vjedhur në Ukrainë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 24 vjeç, banues në fshatin Juban, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

A. Z., 62 vjeç, banues në Shkodër, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se kishte ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike, në banesën e tij;

B. S., 52 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 31 vjeçe, se 52-vjeçari nuk i paguan qiranë për banesën e saj dhe nuk e liron këtë banesë;

N. Sh., 73 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kanosur vëllanë e tij, për motive pronësie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

-Gjatë natës, në fshatin Grizhe, dyshohet se janë vjedhur një shumë lekësh, një orë dore dhe një çelës automjeti, në banesën e shtetasit R. M., 67 vjeç. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, si dhe për dokumentimin e plotë të rastit.

-Informacion paraprak/Rreth orës 08:40, në rrugën “Gjuhadol”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 29 vjeç, ka aksidentuar shtetasin P. N., rreth 70 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Shtetasi P. N. është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakPS E RITHEMELIMI PRITET TË VOTOJNË SOT AMNISTINË, BASHA: PAZAR, PËRFITOJNË TË KORRUPTUARIT E DËNUAR NGA GJKKO
Artikulli tjetërBARDHI I PËRGJIGJET AKUZAVE TË BASHËS: ASNJË ZYRTAR APO POLITIKAN I DËNUAR NGA GJKKO NUK PËRFITON NGA AMNISTIA