Shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja në Drejtorinë Vendore të policisë Shkodër , pas informacionit të marrë nga qytetarët se në fshatin Grudë janë dëgjuar të shtëna armësh, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e personit që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative shërbimet policisë kanë ushtruar kontroll fizik në një lokal ku dyshohej se ndodhej dhe personi që kishte qëlluar me armë.Gjatë kontrollit fizik të shtetasit P. Th. 22 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, të njësisë administrative Rrethina. Policia i gjeti dhe sekuestroi atij një armë zjarri Pistoletë me 16 fishekë luftarak.

Nga veprimet e kryera rezultoi se ky shtetas kishte qëlluar në ajër me armë zjarri në fshatin Grudë, për arsye ende të paqarta. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”

Artikulli paraprakNDOTJA NË VAIN TË LEZHËS, REAGON BIZNESI
Artikulli tjetërRRITJA E ÇMIMIT TË NAFTËS, PENALIZON FERMERËT