Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni i Krimeve Ekonomiko-Financiare vuri në pranga shtetasin P. P., 39 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi u kap në flagrancë në një subjekt për këmbim valutor, në lagjen “Vasil Shanto”, në tentativë për të këmbyer disa kartëmonedha eurosh të dyshuara false.

Komisariati i Policisë Shkodër bëri ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim G. B., 23 vjeç, banues në Shkodër, të akuzuar për veprën penale “Vjedhja”. 23-vjeçari u kap në Durrës, nga Komisariati i Policisë Durrës, sepse dyshohet së më datë 08.10.2024, ka vjedhur një shumë parash dhe një celular, në një pastiçeri në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër.

Komisariati i Policisë Shkodër shpalli në kërkim shtetasin E. Ç., 38 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij. Punohet për kapjen e 38-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. S., 48 vjeç, pas kallëzimit të një 53-vjeçari, se ky shtetas administron një llogari në TikTok, përmes së cilës fyen shtetas të ndryshëm.

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lire për shtetasit:

-I. Z., 40 vjeç, banues në fshatin Beltojë, pasi u kap duke drejtuar një motomjet pa targë, pa leje drejtimi;

-S. M., 51 vjeç, pasi është larguar nga vendi i aksidentit që ka shkaktuar me automjetin e tij, më datë 25.10.2024, në lagjen “Tre heronjtë”. Automjeti që drejtonte 51-vjeçari, përplasi një 17-vjeçar (këmbësor), i cili pasi mori asistencë mjekësore, u largua në banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për hetime të mëtejshme

Artikulli paraprakRAMA TAKIM ME PENSIONISTËT NË DURRËS: TANI ËSHTË KOHA E RISHIKIMIT TË PENSIONEVE, JA PSE NUK MUNDËM DOT MË PARË
Artikulli tjetër“9,7 MILIONË VIZITORË TË HUAJ NË 9 MUAJ”, RAMA NDAN LAJMIN E MIRË: SHQIPËRIA E PARA NË EUROPË DHE E DYTA NË NIVEL GLOBAL PËR RRITJEN E TURIZMIT