Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale: “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Më datë 12.05.2016 u arrestua në flagrancë shtetasi me iniciale: •E.N, 26 vjec, banues në Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, më datë 11.05.2016, rreth orës 12:30, ka djegur pjeserisht me benzinë banesën e tij, ku nga zjarri kanë mbetur të demtuar dy prindërit e tij, babai i tij me iniciale: I.N , 64 vjec , i cili ndodhet në gjëndje të rëndë në QSUT Tiranë dhe nena e tij me iniciale: E.N, 55 vjece, e cila ka një frakturë në dorën e djathtë, jashtë rrezikut për jetën, si dhe është dëmtuar vetë ky shtetas i cili ka marrë dëmtime në duar dhe këmbë, dhe pasi mori mjekimin në Spitalin Rajonal Shkodër u dërgua në spitalin psikiatrik, pa probleme për jetën. Nga veprimet e kryera rezulton se shtetasi E.N vuante nga probleme të theksuara mendore (skizofreni), ku kishte ndërprerë marrjen e ilaceve, dhe pasi ka siguruar një shishe benzinë, i ka vënë zjarrin banesës së tij, duke e djegur pjesërisht. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale:” Shkatërrimi i pronës me zjarr” , neni 151 i Kodit Penal.