Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Sektori i Policisë Rrugore:

-arrestoi shtetasin K. N., 29 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

-referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin G. S., 37 vjeç, banues në fshatin Micoj, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

-referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 16-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;

-referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. C., 21 vjeç, banues në Laç, pasi automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin kosovar S. S., 57 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar lehtë.

Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin O. S., 38 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-S. K., 31 vjeç, banues në fshatin Pog, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për armëmbajtje pa leje;

-M. D., 40 vjeç, banues në fshatin Dobraç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar për kontroll, automjetin që drejtonte.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakNELSON HYSA SYNON TITULLIN KAMPION EUROPE NË BOKS
Artikulli tjetërGJURAJ FITUES, APELI: S’KA RAUND TË DYTË NË UNIVERSITET