Policia e Shkodrës vijon punën për kapjen e personave në kërkim Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për 3 vepra penale

, “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Prishja e qetësisë publike” Më datë 14.12.2016, nga shërbimet e komisariatit të policisë Shkodër, në vijim të punës së tyre për kapjen e personave të shpallur në kërkim me qëllim vënien para përgjegjësisë penale dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, bënë të mundur ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim, konkretisht : * Klaudio Preka, 36 vjeç, banues në Shkodër Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër e ka shpallur në kërkim me vendim nga Gjykata e Shkodrës, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale penale parashikuara nga nenet 278/5, 84 e 274 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakRAMA: NEGOCIATAT, PENG I PD. BERISHA: DËSHTAKU KËRKON TË MBULOJË DËSHTIMET
Artikulli tjetërINDIANI DHURON 90 SHTËPI PËR TË VARFRIT PËR DASMËN E VAJZËS