Policia e Shkodres ka goditur nje tjeter rast te prodhimit dhe shitjes se narkotikeve.Ne kuader te operacionit antidroge te koduar “Lisen”, jane sekuestruar 60 kg lene narkotike kanabis sativa si dhe ka rene ne prangat e policies nje person.Ne deklaraten e policise thuhet se:

“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtaroisë krimianle në fushën e narkotikëve, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vau i Dejës,

në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar, u arrestua në flagrancë shtetasi: P. F., 38 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, Vau i Dejës dhe u proceduan penalisht shtetasit E. M.,A. F. dhe Z. P, të tre banues në fshatin Gomsiqe, Vau i Dejës.

Mbi bazën e informacioneve se këta shtetas kishin fshehur në fshatin Lisen, në një zonë të pyllëzuar lëndë narkotike, Policia ushtroi kontroll duke bërë të mundur gjetjen e një sasi prej 60 kg lëndë narkoitike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjatë krehjes së zonës, në momentin që policia është afruar tek vendi ku u gjet lënda narkotike, shtetasi P. F. ka tentuar të largohet, por është kapur nga shërbimet e policisë gjatë ndjekjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

 

Artikulli paraprakSHKODËR, VETËPLAGOSET ME ARMË DHE GJENDET NË KANAL
Artikulli tjetërBASHA: JA KUSH E DREJTON PS-NË E SHKODRËS