DVP Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 38 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar një shtetase 19 vjeçe, se 38-vjeçari e ka ngacmuar seksualisht dhe ka tentuar ta marrë me forcë, në automjetin e tij.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin D. Ç., 33 vjeç, banues në Shkodër, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. J., 40 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër, pasi në segmentin rrugor “Koplik- Shkodër”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është dëmtuar vetë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.