Policia vendore e Shkodrës ka arrestuar një shtetas i cili ka tentuar që të vrasë një person tjetër. Efektivët kanë vënë në pranga shtetasin Luan Lugaj 38 vjeç nga fshati Shtoj i Vjetër pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Klodian Rroku. Ky i fundit i ka shpëtuar plumbave ndërsa nuk ka marrë asnjë plagë në trupin e tij. Ngjarja ka ndodhur në autolavazhin e shtetasit Klodian Rroku në lagjen “Skenderbeg” i cili është qëlluar gjatë momentit kur ishte duke punuar.

I gjithë konflikti sipas burimeve policore ka ardhur pas një debate për parkimin e një mjeti të autorit të dyshuar Luan Lugaj. Një moskuptim mes tyre për çështje parkimi ka sjellë edhe këtë ngjarje të ndodhur në autolavazhin e shtetasin Klodian Rroku. Menjëherë pas informacionit të siguruar në rrugë opearative drejtoria vendore e policisë Shkodër është vënë në lëvizje për të kapur autorin. Policia përmes njoftimit të saj bën të ditur se pasi ka qëlluar me armë autori i dyshuar Luan Lugaj është arrestuar në kohë recokd.

Në njoftim thuhet se nga strukturat e policisë së Shkodrës falë reagimit të shpejtë është arrestuar në flagrancë autori Luan Lugaj. Kjo ngjarje që ndodhi mesditën e 15 gushtit erdhi pas atij konflikti për motive të dobëta ky dyshohet se 38 vjeçari ka qëlluar në drejtimit të personit që po punonte në autolavazhin e tij. Sipas policisë person ii arrestuar dyshohet se armën që ka përdorur në këtë ngjarje pasi është larguar me shpejtësi e ka hedhur në lumin Buna gjatë ndjekies nga forcat e policisë.

Efektivët po punojnë për gjetjen e armës së krimit edhe pse nuk do të jetë e lehtë për policinë që ta sigurojë këtë armë të hedhur në lumë dhe që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje të ndodhur në lagjen “Skenderbeg”. Shtetasi Luan Lugaj, i dyshuar si autor sipas policisë akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë” dhe

“Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Forcat e policisë po hetojnë për të zbardhur të plotë këtë ngjarje të ndodhur mes dy shtetasve, autorit të dyshuar Luan Lugaj dhe persnoti tjetër të përfshirë në këtë konflikt Klodian Rroku i cili po punonte në autolavazhin e tij.

Artikulli paraprakSHKODËR, RIKONSTRUKSIONI I RRUGËVE NË DOBRAÇ
Artikulli tjetërLIROHEN 2800 M2 PLAZH NË SHËNGJIN, 8 PERSONA NËN HETIM