Policia vendore e Shkodrës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Efektivët kanë vënë në pranga shtetasin J.V, 40 vjeç.
Policia në njoftimin e saj bën të ditur se 40 vjeçari është i përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Policia bën të ditur se strukturat e Drejtorisë Vendore, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me Departamentin e Policisë Kriminale, Interpol Tirana dhe Zyrën Ndërlidhëse italiane Interforza të atashuar në vendin tonë, kanë bërë të mundur lokalizimin në qytetin e Shkodrës, të 40-vjeçarit të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Nga strukturat e policisë Shkodër, pas një pune të mirëorganizuar u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit J. V, 40 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, sipas njoftimit të dhënë e shpërndarë nga Interpol Roma. Gjykata e Milanos në Itali, në vitin 2018, ka lëshuar urdhër-arrestin për shtetasin J. V, për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi në shtetin italian. 40-vjeçai J.V ka qenë i dyshuar edhe 6vite më parë teksa është arrestuar në flagrancë nga policia e Shkodrës bashkë me një person tjetër në vitin 2014.
Dy shtetasit mes të cilëve edhe J.V u kapen në flagrancë në rrugën Koman-Mjedë, në 2014-ën teksa po udhëtonin me automjetin Tip Ford dhe automjetin Tip BMË, që drejtohej nga 40-vjeçari dhe në të cilën u gjend njeë qese me peshë 7 kilogram lëndë narkotike mariuanë. Tashmë është gjykata e Milanos në Itali që ka lëshuar urdhërin ndërkombëtar të arrestit për këtë shtetas i dyshuar edhe atje për trafikim të lëndëve narkotike.