Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. D., 68 vjeç, banues në Koman, pasi nga kontrolli dhe verifikimet e kryera në subjektin e tij (me veprimtari bar, restorant, hoteleri), rezultoi i paregjistruar në organet tatimore.
Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen L. J., 21 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi u konstatua në rrugë, duke mbajtur në krah fëmijën e saj 4-muajsh, për të lypur.
Oficerët e Policisë Gjyqësore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. B., 21 vjeç, banues në Shkodër, pasi me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar lehtë një punonjës të Policisë Rrugore të DVP Shkodër, i cili ishte me shërbim.
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin B. M., 42 vjeç, pasi pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Gjithashtu, Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 3 shtetas të mitur (17 vjeç, 16 vjeç dhe 14 vjeç), pasi u kapën ne akse të ndryshme rrugore, duke drejtuar automjetet, pa leje drejtimi.
-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 14.07.2024, për një aksident në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, për drejtuesen e automjetit të përfshirë në aksident, shtetasen E. Gj., 36 vjeçe.
–
Më datë 14.07.2024, shtetasja D. B., 75 vjeçe, ka kallëzuar se i kanë vjedhur një shumë parash, në banesën e saj. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.