Nga sherbimet e policisë në Komisariatin e Policisë Shkodër në datë 24.07.2016, u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Sh.Ç, 42 vjeç, banues në Vau Dejës, Shkodër.

Këtij shtetasi nga shërbimet e policisë në vendin e quajtur , Postrribë, i është dhënë shenjë ndalimi pasi ka qenë në drejtim te mjetit tip Benz (kamion) 609, me targë AA 385 CI dhe ai nuk ju është bindur urdherit për të ndaluar. Menjëherë shërbimet e policisë i janë vënë në ndjekje, dhe automjeti ka hyrë në një rrugë dytësore të fshatit Meselim, Postrribë dhe në afërsi të digës së rezervuarit të Shtodrit, drejtuesi i mjetit është larguar duke braktisur mjetin në fjalë, i cili gjatë kontrollit rezultoi me karrocerinë të ngarkuar me lendë drusore e cila pas matjes rezultoi në sasinë prej 3.3 mkub, e për këtë lendë dyshohet se është prerë në menyrë të paligjshme dhe punohet për kapjen e shtetasit që i është larguar shërbimeve policore, duke e shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga nenet 205 dhe 242 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakATENTAT NË NJË FESTIVAL NË GJERMANI, 1 I VDEKUR 12 TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërBURRI PËRPIQET TË VJEDH FLAKËN OLIMPIKE