Shkodër
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim, i denuar me 8 vite burg.
Nga strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:
Hazis Isenlikaj, 46 vjeç, banues në Mat.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër me vendim të formës së prerë Nr.429, më datë 27.06.2017, e ka denuar me 8 vite burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.