DVP Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim Dh. M., 52 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar me 2 muaj e 6 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të PKK Muriqan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar Sh. B., 23 vjeç, banues në fshatin Rekan, Ferizaj, pasi ka tentuar të kalojë kufirin, në mënyrë të paligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-F. M., 53 vjeç, banues në fshatin Qerret, Velipojë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 55 vjeçe, banuese në Velipojë, se 53-vjeçari ka prerë disa pemë frutore në tokën e saj;

-S. F., banuese në fshatin Breg-Lumi, Shkodër, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje, në pronën e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakPUTIN: PERËNDIMI PO RREZIKON NJË LUFTË BËRTHAMORE! KUSH SYNON TË NA PUSHTOJË DO TË PËRBALLET ME KATASTROFA
Artikulli tjetërRAMA: PLANI I RI I RRITJES, PLATFORMË KYÇE PËR TË PËRSHPEJTUAR HYRJEN NË BE