Blutë e Shkodrës kanë vënë në pranga paraditen e së martës 27 vjeçarin A.Bilali, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës në kuadër të operacionit “livadhet” të zhvilluar në muajin Qershor.

Sipas të dhënave, të para bëhet më dije se blutë e Shkodrës ishin në ndjekje të 27 vjecarit ndërkohe që është berë i mundur arrestimi i tij. Ne Qershor të vitit të kaluar blutë e Shkodrës zhvilluan operacionin policor të koduar “Livadhet”, ku kanë marrë pjesë efektivët e Komisariat të Policisë Shkodër, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër ku si rezultat i operacionit u bë e mundur arrestimi në flagrancë i 6 shtetasve nderkohe u bë shpallja në kërkim e shtesasit A.B, 27 vjeç, banues në Shkodër. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se janë autorë të veprave penale “Vjedhje me armë”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve lufatrake” kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve me iniciale E.Gj dhe G.M.

Artikulli paraprakNISHANI DEKRETON PETRIT VASILIN SI MINISTËR TË DREJTËSISË
Artikulli tjetërSHKODËR, DIGJET NDËRTESA DY KATËSHE