Po transportonte kanabis sativa me automjetin e tij, por është arrestuar nga kolegët.
Sipas policisë në pranga ka rënë Zef Mirashi 49 – vjec oficer policie në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkoder.Mësohet se Mirashi ishte duke transportuar 10 kilogramë kanabis sativa në momentin që është arrestuar.Ai ka qënë duke udhëtuar me makinë në momentin kur pranë ” Urës së Bunës”është ndaluar nga oficerët e antidrogës si dhe agjentët e SHKB-së. Mësohet se polici i arrestuar ishte mbajtur në vëzhgim nga agjentët e policisë kriminale dhe asaj të antidrogës , të cilët kishin ndjekur të gjitha lëvizjet e kolegut të tyre, ndërsa kishin përgjuar edhe telefonatat që ai kishte bërë gjatë kësaj periudhe.Zef Mirashi në momentin e arrestimit nuk ka bërë rezistencë.SHKB në bashkëpunim edhe me policinë e Shkodrës pasi kanë mbledhur provat e mjaftueshme kanë dyshime se oficeri policisë këtë aktivitet të paligjshëm e ushtronte prej kohësh.Prokuroria e Shkodres në bashkëpunim me SHKB kanë nisur hetimet për identifikimin e të tjerë personave të përfshirë në këtë rrjet trafikimi ose brenda radhëve të policisë, që mund ta kenë ndihmuar Zef Mirashin për t’iu shmangur kontrolleve.Mirashi që mbante gradën Nenkomisar , ishte me detyrë Komandant i Postës së Policisë së Vermoshit .