Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në operacionin e koduar “Kasnec” arrestuan të shumëkërkuarin 27-vjecar Lazer Qukaj.Sipas bluve ai akuzohet për ”Vrasje për gjakmarrje, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”.

Sëbashku me të vëllanë Gjergj Qukaj kishin plagosur  bashkëfshatarin  e tyre Nikë Prroj ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2014 tek “Ura Kasnecit” në fshatin Kir në Dukagjin.Policia në atë kohë tha se  krimin vëllezërit e kishin kryer në bashkëpunim me njëri -tjetrin për motive gjakmarrje për të marrë hakun e mbesës dhe xhaxhait të tyre. Hasmëria mes dy fiseve Prroj dhe Qukaj nis me vrasjen në vitin 2010- të 63- vjeçarit Ndoc Prroj . Sherri më pas ka vazhduar duke u acaruar, derisa sot, pas 3 vitesh, numërohen tri viktima nga të dyja familjet. Sipas Policisë së Shkodrës, shkak i kësaj ngatërrese ka qenë pronësia mbi një vijë uji. Për këtë vrasje policia pati arrestuar Gjokë Qukajn, vëllain e 17-vjeçares.Duke qenë se autori i vrasjes së Ndoc Prrojit ishte në burg, atëherë familjarët e fisit Prroj sipas Policisë, kanë vendosur që të marrin hak duke vrarë një nga meshkujt e fisit Qukaj. Ndaj kanë qëlluar për të vrarë 70- vjeçarin Kolë Qukaj, në kohën kur ai po punonte në tokat e familjes së tij.Bashkë me të u vra edhe mbesa Marija që po ndihmonte gjyshin e saj.Për këtë ngjarje u akuzua shtetasi Arjan Prroj 34-vjec i cili një vit pas kryerjes së krimit të dyfishtë u arrestua në tragetin e linjës Ancona-Durres teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria. Vrasja e Marije Qukaj  ngjalli polemika asokohe pas zbulimit të faktit se ishte bërë për motive hasmërie dhe prej përmbajtjes së kanunit i cili nuk lejon që të qëllohet mbi një femër. Vëllezërit Gjergj dhe Lazer Qukaj  ishin betuar se do merrnin hakun e kushërinjve Kolës dhe Marije Qukajt.Këta të fundit u arrestuan në vitin 2014 por Gjykata e Shkallës së Parë la të lirë njërin nga vëllezërit pikërisht Lazrin duke e shpallur atë si të pafajshëm .Ndërsa 4 ditë më parë Gjykata e Apelit në krimet e rënda ka dhënë vendim të prerë duke e dënuar me 21 vjet burg 27-vjecarin Lazer Qukaj si autor i plagosjes së Nik Prroj. Mes fiseve Qukaj dhe Prroi ka një histori gjakmarrjeje prej kohësh.

Artikulli paraprakTROPOJË, AKSIDENT ME PASOJË VDEKJEN E NJË PERSONI
Artikulli tjetërNEYMAR LARGOHET NGA BARCELONA?