NË KUADËR TË GODITJES KUNDËR PALIGJSHMËRISË NË FUSHËN E NARKOTIKËVE ËSHTË ARRESTUAR NJË 18-VJEÇAR DHE ËSHTË SEKUESTRUAR NJË SASI LËNDE NARKOTIKE CANNABIS SATIVA E NDARË NË DOZA. NGA SPECIALISTËT E SEKSIONIT PËR HETIMIN E TRAFIQEVE DHE NARKOTIKËT SHKODËR, PAS NJË PUNE TË MIRËORGANIZUAR, U ARRESTUA NË FLAGRANCË SHTETASI S. K. 18 VJEÇ, BANUES NË LAGJEN “DANIEL MATLIJA” SHKODËR,
ARRESTIMI I TIJ U BË PASI NË VENDIN E QUAJTUR RRUGA E KOPLIKËVE, GJATË KONTROLLIT TË USHTRUAR NË XHEPIN E BLUZËS I ËSHTË GJETUR NJË QESE PLASTIKE KU BRENDA SAJ KISHTE KATËR QESE TË VOGLA LËNDË NARKOTIKE CANNABIS SATIVA,
E CILA U SEKUESTRUA NË CILËSINË E PROVËS MATERIALE. MATERIALET IU REFERUAN PROKURORISË PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË SHKODËR PËR VEPRËN PENALE “PRODHIMIT E SHITJES SË NARKOTIKËVE”.