Shkodër

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet një 46-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.

Nga forca e posaçme “Shqiponjat”, falë një pune të mirorganizuar, në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim A. B., 46 vjeç, banues në Fushë Milot, Kurbin.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, në vitin 2016, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrimi”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakSTUDIO E HAPUR – 04.12.2020
Artikulli tjetërHIDHET SHORTI PËR KED, ZGJIDHEN 9 ANËTARËT E RINJ ME MANDAT 1-VJEÇAR