Mashtroi një shtetas, duke i shitur një automjet që nuk e kishte në pronësi, ndalohet dhe vihet në pranga 52-vjeçari.

Strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, si rezultat i punës lokalizuese dhe i mbështetjes nga inteligjenca informative, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim F. P., 52 vjeç, banues në fshatin Guri i Zi, Shkodër.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar 52-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi më datë 15.12.2020, dyshohet se ka mashtruar shtetasin F. A., duke i shitur një automjet që ishte në pronësi të shtetasit B. H.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakSHKRELI TAKIM ME BANORËT E SHKJEZËS DHE ASHTËS
Artikulli tjetërHILA MERR MBËSHTETJEN E BANORËVE NË BARBULLUSH