DVP Shkodër/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin A. L., 33 vjeç, banues në fshatin Dobër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Ç. H., 66 vjeç, banues në fshatin Shelqet, pasi dyshohet se ka prerë një pemë që ka rënë mbi telat e energjisë elektrike, dhe si pasojë kanë mbetur përkohësisht, pa këtë shërbim, banorët e fshatin Shelqet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakSHKODËR, NË KËRKIM PËR ARMËMBAJTJE PA LEJE DHE KANOSJE, ARRESTOHET 33-VJEÇARI
Artikulli tjetërJEP EFEKTE MARRËVESHJA OPOZITË-PS, PAS 5 MUAJSH BLLOKIME, MBAHET KOMISIONI I PARË ME PRANI FIZIKE TË DEPUTETËVE