Arrestohet një shtetas për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”

” Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” ” Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive” Sekuestrohen: 1 armë zjarri automatike, 1 arme gjahu , 25 fishekë për armë gjahu dhe 672,4gr pluhur i bardhe i dyshuar si lëndë narkotike. Më datë 22.04.2016, Sektori për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:  Eduard  Plepi, banues në Shkodër SEKUESTROHEN ARMË DHE LËNDË NARKOTIKE Ky shtetas dyshohet për veprat penale  të “Prodhim  dhe  shitje  të narkotikëve”, “Prodhim  dhe  mbajtje  pa  leje të armëve  dhe  municioneve luftarake” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes  pa  leje  te  armëve  gjuetisë dhe sportive”,  parashikuar  nga  nenet 283, 278  dhe 280 të Kodit  Penal. Këtij shtetasi ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale: • Një sasi pluhuri me  ngjyrë të  bardhë  672 .4  gr e cila dyshohet si  lëndë  narkotike . • Një  armë automatike • Një  armë gjahu • 25  fishekë për armë gjahu

Artikulli paraprakIU SEKUESTRUA 45 KG KANABIS, ARRESTOHET 25 VJEÇARI
Artikulli tjetërRAMA I PËRGJIGJET AKUZAVE PËR STADIUMIN “QEMAL STAFA”